Lajme
Demantohet lajmi se toka është e helmuar në Kosovë
Ministria e Bujqësisë e Kosovës ka reaguar ndaj artikullit të së përditshmës kosovare "Express", me titull “Toka e Helmuar"
“Raporti i projektit “EULUP” i Komisionit Evropian, i cili përkrah Ministrinë e Bujqësisë përmes implementimit të projektit “Mbështetje e mëtutjeshme në shfrytëzimin e tokës”, me kërkesë të Ministrisë së Bujqësisë ka bërë edhe hulumtimin e përbërjes së tokave bujqësore me metale përreth zonave ku janë të përqendruara më shumë aktivitetet e industrisë së mineraleve”, thuhet në reagim.
“Në bazë të 1000 mostrave të marra nga tokat bujqësore në këto zona, sipas ekspertit ndërkombëtar Wolfgang Spyra, pas biotesteve vetëm rreth 12% (123 mostra) kanë rezultuar me efekte negative në rritjen e bimës brassica sedativum në biotest (kjo bimë njihet si bima më e ndjeshme ndaj metaleve). Përndryshe, konstatimet e nxjerra rreth përqendrimit të metaleve në toka bujqësore i referohen vetëm vendeve ku janë marrë mostrat, përkatësisht përreth zonave ku ndërmarrje të ndryshme nxjerrin minerale dhe jo të gjitha tokave të punueshme, siç përshkruhet raporti nga gazetari”, vazhdon reagimi.
Për më tepër, sipas kësaj Ministrie, “rezultatet e këtij raporti janë preliminare dhe askund nuk konkludohet se produktet bujqësore janë të rrezikshme, por rekomandohet të bëhen hulumtimet rreth ndotësve të mundshëm në produkte bujqësore që kultivohen afër këtyre zonave”.
“Hulumtime të tilla janë bërë në shumicën e vendeve të rajonit dhe në disa prej këtyre vendeve, veçanërisht në Serbi dhe Kroaci, rezultatet e këtyre hulumtimeve kanë rezultuar se sasia e metaleve të rënda në tokat bujqësore është shumë më e lartë se sasia e metaleve që tani për tani supozohet se ekziston në këto zona të Kosovës”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Bujqësisë.
Sipas kësaj ministrie, Raporti është dorëzuar javën e kaluar nga implementuesit e këtij projekti dhe në një takim të përbashkët ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencionit të Veterinës dhe Ushqimit dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale që është mbajtur në objektin e MBPZHR-së, është vendosur që të krijohet një komitet ndërministror, i cili do t’i drejtoj hulumtimet e mëtutjeshme dhe do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.
“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural apelon tek të gjitha mediumet që mos të përhapin panik në opinion duke iu referuar një raporti me konstatime që nuk kanë bazë shkencore, sepse toka bujqësore në Kosovë është një prej tokave me pjellorinë më të lartë në gadishullin ballkanik dhe rreth 80% e saj është e klasës 1-4, e cila njihet për bonitet shumë të lartë, që do të thotë se toka e jonë bujqësore ka kapacitete të mbajtjes së ndotësve dhe nuk e lejojnë bartjen e tyre në zinxhirin ushqimor”, përfundon reagimi.
11:45 – Toka e bukës në Kosovë është e helmuar?
Komisionit Evropian, nëpërmjet një raporti ka konstatuar se toka e bukës në Kosovë është e helmuar dhe konsumimi i produkteve bujqësore të vendit, paraqet rrezik real për jetën e kosovarëve.
Dokumentet që ka siguruar e përditshmja ‘Express’, tregojnë se si qytetarët që ushqehen me frutat, perimet, mishin apo produktet e qumështit, rrezikohen në shkallë të lartë edhe nga vdekja.
Produktet bujqësore që kultivohen në Kosovë po del se janë shumë të rrezikshme.
Konsumi i frutave, perimeve, mishit apo produkteve të qumështit, përfshirë qumështin, gjalpin e djathin me të cilat ushqehen qytetarët, mund të rezultojnë edhe me vdekje. Kështu ka konstatuar Raporti i Komisionit Europian (EULUP) – “Përkrahja e mëtejme e shfrytëzimit të tokës”, të cilin e ka siguruar Gazeta Express. Ky raport hulumtues mbi ndotjen e tokës bujqësore, është përfunduar në janar të këtij viti nën mbikëqyrjen e Profesorit Ëolfgang Spyra.
Sipas kësaj gazete të gjeturat nga analizat e bëra janë alarmante sa që rekomandohet sa më parë këto fakte të verifikohen dhe të përcillen me hulumtime shkencore për të evituar trazirat e mundshme sociale.
EULUP, ka dëshmuar kontaminimin e tokës bujqësore, mbi normat e lejuara, me metale të rënda, në veçanti krom, nikel, plumb, zink dhe arsenik. Koncentrimi i lartë i këtyre ndotësve thuhet se është në të gjithë Kosovën.
“Sipërfaqet e ndotura për dorën për prodhimin e produkteve bujqësore që përdoren në zinxhirin ushqimor njerëzore. Këto sipërfaqe bujqësore është e mundur të përmbajnë kësi ndotës, që mund të kenë efekte negative të cilat në fund rezultojnë me vdekje”, thuhet në raport.
Të dhënat e gjetura tregojnë se burimi më i madh i ndotjes së tokës bujqësore vije nga minierat e qymyrit, mineralet metalike, shfrytëzimi industrial i tokës dhe ndotja e bimëve nga ujërat e lumenjve dhe mbetjen nga përmbytjet vjetore./ albinfo.ch &express/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









