Lajme
Delegacioni i Kosovës vonohet për bisedimet në Bruksel

Takimi i parë i përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, që duhej të fillonte sot në orën 15:00 në Bruksel, sipas informatave të Telegrafit, është shtyrë për në mbrëmje, ngase delegacioni i Kosovës nuk kanë arritur në udhëtojnë me kohë.
Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk ka arritur të udhëtojë mbrëmë për në Bruksel, ndërsa udhëtimin i saj është shtyrë për të sot, ngase Kuvendi i Kosovës mbrëmë ka pasur debat rreth bisedimeve teknike me Beogradit, ku nuk solli rezolutën e propozuar nga Qeveria për këto bisedime me ndërmjetësim të BE-së.
Mësohet se Tahiri dhe delegacioni kosovar do të niset sot në orën 12:00 për në Vjenë, e më pas për në Bruksel.
Sipas burimeve të Telegrafit takimi i parë i drejtpërdrejtë do të fillojë sonte rreth orës 19:00 në zyrat e ndërmjetësuesit të BE-së, Robert Cooper, ndërsa është planifikuar që këto bisedime të vazhdojnë nesër në orën 10:00.
Këto bisedime po fillojnë pasi ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper arriti të përpilojë agjendën e bisedimeve me të dyja palët. SHBA-të në këto bisedim do t’i përfaqësojë zëvendëssekretari i Shtetit, Thomas Countryman.
Në fund të bisedimeve të para, që do të përfundojnë të mërkurën, është paraparë që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton të dal me një komunikatë rreth bisedimeve, ndërsa të dy palët do të japin deklarata për media.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri