Lajme
Delegacion zviceran në flotiljen ndërkombëtare drejt Gazës
Flotilja Globale Sumud, një iniciativë ndërkombëtare që synon thyerjen e bllokadës izraelite të Gazës, po përgatitet të niset në det duke filluar nga e diela nga disa porte mesdhetare. Pjesë e saj do të jetë edhe një delegacion zviceran prej 42 personash, i shpërndarë në pesë anije, tre prej të cilave janë riemëruar Heidi, Guillaume Tell dhe Henry Dunant, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Vullnetarët zviceranë përfshijnë punonjës shëndetësorë, artistë, aktivistë, qytetarë të zakonshëm, një kandidat për Këshillin Shtetëror të Gjenevës si dhe një ndikues. Ata u përzgjodhën nga shoqata e sapokrijuar Valët e Lirisë, e cila mori mbi 600 aplikime, por pranoi vetëm ata që përmbushnin kritere të rrepta fizike dhe psikologjike. Flotilja thekson karakterin paqësor të misionit, ndaj profilet impulsive ose potencialisht të dhunshme u përjashtuan.
Para nisjes, pjesëmarrësit do të ndjekin disa ditë trajnime në Siçili dhe Greqi për t’u përgatitur ndaj skenarëve të mundshëm, përfshirë bllokim të anijeve, arrestim apo edhe sulme me dron. Çdo anije do të ketë pajisje emergjente, mbështetje ligjore nga Gjeneva dhe një linjë telefonike për familjet, e hapur 24 orë në ditë.
Delegacioni zviceran ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet, por Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) ka theksuar për RTS se nuk komenton mbi nisma private të tilla, duke shtuar se udhëtimet në territoret palestineze bëhen me përgjegjësi personale.
Anijet zvicerane do të nisen nga Siçilia më 4 shtator dhe nga Greqia më 6 e 7 shtator, duke iu bashkuar flotiljes ndërkombëtare ku pritet të marrin pjesë dhjetëra anije. Në mesin e pjesëmarrësve ndërkombëtarë janë aktivistja suedeze e mjedisit Greta Thunberg dhe politikania portugeze Mariana Mortágua.
Sipas organizatorëve, synimi i flotiljes është dorëzimi i ndihmave humanitare në Gaza, hapja e një korridori humanitar dhe thyerja e bllokadës izraelite, të cilën e cilësojnë “të paligjshme dhe çnjerëzore” , transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













