Lajme
Dekreti i Putin-it: Të huajt që luftojnë për Rusinë, mund të aplikojnë për shtetësinë ruse
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar sot një dekret, sipas të cilit, shtetasit e huaj që u bashkohen forcave të armatosura ruse do të mund të aplikojnë për shtetësinë ruse, përcjell albinfo.ch.
Dekreti vjen në kohën kur Rusia po përpiqet gjithnjë e më shumë të tërheqë rekrutët e huaj për të luftuar në Ukrainë, ndërsa më 14 dhjetor Putin ka deklaruar se nuk kishte nevojë për valë të dytë mobilizimi në Rusi.
Sipas dekretit të ri, të huajt që i bashkohen ushtrisë ruse do të mund të marrin nënshtetësinë ruse teksa të afërmit e tyre, përfshirë fëmijët e luftëtarëve të huaj, do të kenë gjithashtu të drejtën të marrin nënshtetësinë ruse.
Tutje dekreti lejon luftëtarët e huaj që janë larguar nga ushtria për arsye shëndetësore, moshe, skadim të kontratës ose përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme, të kërkojnë shtetësi.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









