Kosova
Deklarimet pas takimit Osmani – Von der Leyen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidenten e Komisonit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët ka kërkuar vendin e statusit kandidat për Kosovën në Bashkimin Evropian.
“Vitin e kaluar Bashkimi Evropian mori vendime të rëndësishme, duke i dhënë statusin e vendit kandidat Ukrainës, Moldavisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, këto ishin vendime strategjike, të cilat rikonfirmuan përkushtimin e BE-së ndaj vendeve që kërkojnë anëtarësim dhe i kundërpërgjigjen sfidimit ndaj regjimeve autoritare, siç është i Putinit. Është e rëndësishme në mbledhjen e dhjetorit të Këshillit të BE-së, BE-ja të avancojë edhe statusin kandidat për Kosovën, gjithnjë në një proces të bazuar në merita”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator, teksa dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.
“Unë u shpreh ngushëlimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë. Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka thënë se Serbia duhet të pranojë njohjen de facto të Kosovës dhe Kosova duhet ta pranojë draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Von der Leyen njoftoi se nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe në Serbi, teksa tha se këto qëndrime do t’i bëjë të ditura edhe atje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












