Futboll
Deklaratat e Xhakës dhe Shaqirit pas eliminimit të Zvicrës
Zvicra është eliminuar sot nga Euro 2024, pasi u mposht nga Anglia gjatë penalltive.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, pas përfundimit të ndeshjes ka treguar se ka luajtur i lënduar.
“Të hënën u diagnostifikova me një fibër muskulore të çarë në aduktorët e mi. Por unë doja të isha këtu me ekipin, andaj shtrëngova dhëmbët. Nuk mund të godisja drejt portës, apo të bëja ndonjë pasim të gjatë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket penalltisë së humbur nga Akanji, ai është shprehur krenar me të.
“Dikush duhej ta bënte penalltinë e parë. Unë vetë kam qenë në këtë pozicion. Kjo e bën atë edhe më të fortë. Kokën lart, jam krenar me këtë djalë”, deklaroi ai.
Për përfundimin e Euro 2024, për Zvicrën, Xhaka ka thënë se eliminimi ishte brutal.
“Duhet ta pranojmë. Sigurisht që dhemb të humbasësh kështu. Është brutale. Kishim cilësinë për të shkuar në gjysmëfinale”.
Në anën tjetër, Xherdan Shaqiri po ashtu e ka quajtur brutal eliminimin në çerekfinale të Euro 2024.
“Mendoj se nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti. Kemi luftuar dhe kemi dhënë çdo gjë për të vazhduar rrugën. Jam shumë krenar me ekipin dhe mendoj se kemi bërë shumë njerëz krenarë dhe të lumtur. Ky ishte gjithnjë synimi ynë i madh. Në futboll një ekip eliminohet edhe me penallti dhe Anglia ishte më e mirë në to sot. Ishim afër, por për fat të keq anglezët kishin nerva më të qeta. Por njerëzit do ta kujtojnë që luajtëm Evropian të mirë. Mund të shihet edhe në media sociale si kanë festuar njerëzit dhe kjo ka ndikuar te ne. Kjo eufori na ka prekur dhe nuk mund të fajësohemi për asgjë. Të gjithë jemi shumë krenarë me paraqitjen dhe mund të ndërtojmë në këtë për turneun e ardhshëm”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












