Futboll
Deklarata e Shaqirit, pas fitores në Botëror
Xherdan Shaqiri e ka nisur me asistim Kupën e Botës ‘Katar 2022’. Zvicra mposhti Kamerunin (1-0), në ndeshjen e parë të këtij Botërori.
Embolo shënoi golin e fitores pas asistimit perfekt të Shaqirit. Anësori kosovar i Zvicrës pas ndeshjes tha se ka pritur lojë më të mirë në debutim të këtij Botërori. Sipas Shaqirit, Zvicra bëri lojë më të mirë në pjesën e dytë.
“Donim të nisim mirë. Por të dyja skuadrat nuk e nisën mirë. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë. Krijuam raste dhe arritëm të shënonim gol. Nëse do t’i shfrytëzonim më mirë shanset tona, do të fitonim 2-0 ose 3-0. Ajo që ka shumë rëndësi është se ne arritëm të fitojmë ndeshjen e parë”, tha ai.
“Detyra e parë është kryer. Tani duhet te mendojmë për ndeshjen e radhës dhe duhet të përmirësohemi ndjeshëm”, theksoi Shaqiri.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












