Lajme
Degradohet fjalori politik: Haradinaj kërkon falje për fjalën “peder”
Në mbledhje të Komisionit për Politikë të Jashtme, Haradinaj e quajti “peder” kryetarin e komisionit për demarkacion, Murat Mehën. Pas kësaj fyerje pasuan reagimet
Një fjali e pamenduar mirë e ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj është bërë skandal në Kosovë. Në mbledhje të Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Haradinaj e quajti “peder” kryetarin e komisionit qeveritar për caktimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi, Murat Mehën.
I revoltuar në vendimin që ka bërë Meha dhe komisioni i tij për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Haradinaj e ka akuzuar dhe fyer rëndë atë. Me herët Mehen e ka quajt “prevarant ordiner” ndërsa dje edhe “peder”.
Mirëpo menjëherë pas këtij fjalimi, reagoi vetë i apostrofuari Murat Meha por edhe komuniteti LGBT (Lesbian, Gay, Biseksual dhe Transgjinor), duke e quajtur ofendim deklaratën e Ramush Haradinaj. Ky i fundit u zu në pozicion jo të volitshëm, dhe iu kërkoi falje LGBT-së, por jo edhe Mehës.
“Cilësimi që i kam bërë Murat Mehës në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, s’ka të bëjë me fjalor diskriminues ndaj asnjë kategorie njerëzore, e as ndaj komunitetit LGBT.
Ajo që kam thënë ka të bëjë vetëm me karakterin e kryetarit të Komisionit për Demarkacion, por nëse dikush është ndier i fyer me këtë fjalë, u kërkoj falje publike”, thotë Haradinaj.
Ndërkaq Meha i kontaktuar nga Kallxo.com, nuk ka dashur të komentojë rreth cilësimit që mori nga lideri i partisë së dytë opozitare në Kosovë. “Etika ime morale, profesionale, dhe familjare e cila 100 vjet ka kontribuar për shtetin nuk më lejon që të shprehem dhe të sillem në mënyrën e tillë, me njerëz të cilët jetojnë në shekullin e XXI dhe nuk e kuptojnë dokumentacionin”, tha Meha për KALLXO.com.
Deklaratën e Haradinajt e ka dënuar edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala. Ai tha se Haradinaj ka përdorur “fjalor fyes” ndaj një komuniteti.
“Siç duket, Haradinaj ka dalur prej vetes për shkak se, sipas tij, është bërë një padrejtësi e madhe. Është fjalor fyes për një komunitet tjetër, si dhe është fyes edhe për vet Murat Mehën”, tha Behxhet Shala.
Analistët politik, ndërkaq konsiderojnë se shkalla politike në vend ka filluar të degradohet, sa i përket fjalorit. Ata thonë se nuk është vetëm kjo e deklaratë e kryetarit të AAK-së që fyen një komunitet apo personalitet. Edhe kryeministri Isa Mustafa disa ditë më parë, ish kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti e quajti gomar. Ndërsa deputeti i Vetëvendosje, Fisnik Ismajli foli edhe fjalë banale në një debat në Kuvend.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













