Sport

Debutime, gola e rikthime

Futbollistët shqiptarë edhe këtë fundjavë kishin shumë paraqitje në Ligat e Kupat evropiane.

Disa debutuan, disa shënuan gola e disa u rikthyen nga lëndimet. Madje, njëri arriti edhe të shpallet kampion vjeshtor në njërën nga ligat më të forta në botë. “Albinfo.ch” ju sjell paraqitjet e tyre gjatë fundjavës që lamë pas.

Pa dyshim se kjo fundjavë do të mbetet gjatë në mendjen e Bersant Celinës. Sulmuesi nga Kosova për herë të parë luajti me ekipin e parë të Manchester Cityt. Celina u inkuadrua në minutën e 85-të në takimin që skuadra e tij e fitoi si mysafir ndaj Norwich Cityt në kuadër të FA Cup.

Blerim Xhemaili
Blerim Xhemail

Mesfushori nga Tetova, Blerim Xhemaili shënoi gol për skuadrën e tij Genoa në udhëtim te Atalanta. Genoa fitoi 2:0, derisa Xhemaili shënoi golin e parë në këtë ndeshje, që ishte i dyti për të në fanellën e Genoas, pasi një herë kishte shënuar edhe ndaj Milanit.

Perparim_Hetemaj
Përparim Hetemaj

Ndërkohë, me fat nuk ishte Përparim Hetemaj, i cili luajti vetëm 12 minuta në ndeshjen ndaj Bolognas, pasi për shkak të lëndimit u desh të largohet nga fusha. Chievo e fitoi këtë ndeshje 1:0.

etrit
Etrit Berisha

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha sërish ka qenë titullar për Lazion në takimin që e fituan ndaj Fiorentinas 3:1 në udhëtim.

Elseid Hysaj
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj si gjithmonë ishte titullar për Napolin. Skuadra napolitane shënoi fitore bindëse ndaj Frosinones 5:1 dhe u shpall kampione e vjeshtës në Itali. Për Frosinonen nuk u paraqit Arlind Ajeti, edhe pse një javë më herët kishte shënuar gol.

Shkodran Mustafi
Shkodran Mustafi

Nga lëndimi është rikthyer Shkodran Mustafi, i cili luajti për 90 minuta në takimin që Valencia e humbi 2:0 nga Real Sociedad.

ermir lenjani.jpg
Ermir Lenjan

90 minuta luajti edhe Ermir Lenjani, në përballjen që Nantes e fitoi si vendas ndaj St. Etienne 2:1.

Në këtë takim nuk ka luajtur fare kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

besart456789.jpg
Besart Berisha

Besart Berisha vazhdon me gola në Australi. Kësaj radhe sulmuesi nga Prishtina shënoi dy për skuadrën e tij Melbourne Victory që barazoi 3:3 ndaj Central Coast. Berisha golin e parë e shënoi nga penalltia në minutën e 60-të, derisa të dytin në minutën 92 për të barazuar në 3:3, derisa skuadra vendase po udhëhiqte 3:0 pas pjesës së parë.