Lajme
Dëbohet në Shqipëri i mbijetuari i plagosur rëndë në sulmin e Bazelit
Personit në fjalë përveç që është dëbuar, i është shqiptuar edhe një masë e ndalimit të hyrjes në Zvicër dhe në gjithë Zonën Schengen deri në vitin 2022
Personi i tretë i sulmuar në kafen “56” në Bazel më 9 mars, i mbijetuari i vetëm në sulmin ku u vranë dy shqiptarë, është riatdhesuar në Shqipëri. Kjo ka ndodhur pas qëndrimit në spital të shqiptarit që kishte marrë plagë me rrezik për jetën. Ai ishte liruar nga spitali më 17 mars.
Këtë njoftim e jep gazeta “Tageswoche” e 31 marsit. Sipas saj, personit në fjalë përveç që është dëbuar, i është shqiptuar edhe një masë e ndalimit të hyrjes në Zvicër dhe në gjithë Zonën Schengen deri në vitin 2022. transmeton albinfo.ch.
Sipas gazetës së përmendur, ai donte të shkonte në Gjermani dhe të kërkonte azil ndërsa Zvicrën e kishte shfrytëzuar vetëm si vend transit. Por gjyqtarët nuk e kanë besuat këtë deklarim të tij pasi që ai edhe tri ditë pasi kishte ardhur në Zvicër po e vazhdonte qëndrimin këtu.
Ndërkaq, departamenti për siguri dhe drejtësi i Bazelit ka konfirmuar për gazetën se i përmenduri është dëbuar në Shqipëri. Ndërsa Prokuroria Publike e Bazelit nuk ofron njoftime tjera të nxjerra nga hetuesit në lidhje me rastin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











