CH-Ballkani
Dëbohet i riu nga Maqedonia, frikësohet nga hakmarrja
19-vjeçari kishte ardhur në Gjermani më 10 nëntor 2015 së bashku me nënën, tre motrat e vëllezërit, kurse tani frikësohet se është pre e hakmarrjes

Gjermania nuk lëshon pe sa i përket azilkërkuesve. Vendet e Ballkanit kanë hyrë në mesin e vendeve me origjinë të sigurta dhe familjet nga këto shtete vazhdojnë të dëbohen çdo ditë nga Gjermania.
Këtë fat e ka përjetuar edhe Nasir M. nga Maqedonia, i cili është 19-vjeçar kishte filluar të punojë si praktikant në një gazetë në Gjermani, megjithatë, ai është kthyer në vendlindje, shkruan ‘schwaebische.de’.
19-vjeçari kishte ardhur në Gjermani më 10 nëntor 2015 së bashku me nënën, tre motrat e vëllezërit, kurse tani frikësohet se është pre e hakmarrjes. “Para disa viteve ka ndodhur një vrasje në Ferizaj dhe për këtë shkak gjyshi im është arrestuar dhe është dënuar me 6.5 vjet burg, megjithatë, pas lirimit kishim probleme me familjen e viktimës pasi kërkon hakmarrje”, ka thënë 19-vjeçari, i cili i frikësohet të ardhmes në Maqedoni, përcjell albinfo.ch.
Ai është integruar mjaft mirë. Ka bërë progres në gjuhën gjermane dhe nuk ka shkaktuar asnjë problem. I riu nga Maqedonia gjithashtu filloi punën si praktikant në gazetën gjermane “Schwaebische Zeitung”.
E-Diaspora
-
Portret profesional në Linkedin dhe CV – fotosesion me Rromir Imamin Mini-seancë profesionale portreti është mundësia që të krijosh një imazh të përkryer, duke pasqyruar çdo hap...
-
620 vjet nga lindja e Skënderbeut: Shqiptarët nderojnë heroin kombëtar në trojet etnike dhe diasporë
-
24-vjeçari nga Kosova humb jetën, bie nga kati i tretë i skeleve në Milano
-
Kosovarja ka mashtruar fondin e papunësisë, dënohet por nuk dëbohet
-
Marigona Toma, e vetmja shqiptare me ekspozitë në mesin e 40 artistëve zviceranë
Jeta në Austri
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak? Një plan i ri i Gjermanisë për të rritur kthimet e azilkërkuesve në kufirin me Austrinë...
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve