Maqedonia
Debati për simbolet shtetërore, shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë përfaqësim simbolik
Ndryshimi i himnit dhe stemës së Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar debat të gjerë.
Shqiptarët kërkojnë përfaqësim simbolik, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka theksuar se simbolet kombëtare duhet të pastrohen nga elementet e komunizmit.
Kjo çështje u hap nga vetë kryeministri Mickoski, i cili ka nisur bisedime me partnerin shqiptar në koalicion, VLEN.
“Ne e kemi hapur këtë temë pasi vlerësoj se jemi një prej dy shteteve post-komuniste që ende e kanë stemën e vjetër me modifikime të vogla. Ka pasur një marrëveshje mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit”, thotë Hristijan Mickoski – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Një nga argumentet kryesore të partive shqiptare për ndryshimin e himnit dhe stemës është mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në simbolet kombëtare. Analisti politik Petar Arsovski argumenton se himni dhe stema duhet të krijojnë ndjenjë përkatësie për të gjithë qytetarët pa dallime etnike.
“Një stemë monoetnike nuk do të ishte e përshtatshme për Maqedoninë e Veriut, pasi simbolet kombëtare duhet të pasqyrojnë karakterin multikulturor të shtetit. Një version më universal do të ndihmonte në rritjen e patriotizmit të qytetarëve ndaj këtyre simboleve”. thotë Petar Arsovski.
Liderët e partive shqiptare propozojnë që ndryshimi të përfshijë gjithashtu heqjen e përkufizimit për gjuhën shqipe si “gjuha e 20%” në Kushtetutë, si dhe një himn kombëtar pa tekst, vetëm me muzikë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Himni aktual, i kompozuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, fokusohet te lufta e maqedonasve kundër pushtuesve. Shqiptarët e kanë kontestuar për mungesën e referencave për rolin e tyre në historinë e vendit.
Për momentin, nuk ka një konsensus të qartë mbi formatin e ri të simboleve kombëtare. VMRO-DPMNE dhe partitë shqiptare mbështesin ndryshimet, ndërsa presidentja Gordana Siljanovska dhe opozita e LSDM janë kundër, duke argumentuar se ky ndryshim mund të minojë traditën dhe historinë kombëtare.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









