Bota
Debat për hedhjen e fishekzjarreve në Gjermani
Shumë nuk heqin dorë prej hedhjes së tyre për të shijuar fillimin e Vitit të ri, por ka edhe nga ata që mendojnë, se fishekzjarret që hidhen privatisht ndotin ambientin e janë rrezik për njeriun.
Zyra Federale e Mjedisit në Gjermani ka bërë thirrje për të hequr dorë nga hedhja e fishekzjarrëve privatisht. Me këtë mund të ulet sasia e gazit ndotës e „kjo ndihmon shëndetin e pakëson plehrat në rrugë”, u shpreh drejtuesja e saj, Maria Kratzberger për gazetën gjermane„Rheinische Post”.
Në Natën e Vitit të Ri shënohet një rritje e menjëhershme e gazrave ndotës. „Më 1 janar në shumë vende, përqëndrimi i gazrave ndotës të imët është shumë më i lartë se gjatë vitit?
Por Gerd Landsberg, drejtuesi Shoqatës së Komunave e Qyteteve Gjermanë ëstë kundër këtij ndalimi. „Ne duhet ta respektojmë traditën e fishekzjarreve, është një traditë e gjatë në Gjermani që të presësh vitin e ri me fishekzjarre”, kundërshton Landsberg në gazetën „Passauer Landspresse”.
Njerëzit shprehin me fishekzjarret gëzimin, por edhe shpresën e tyre për një vit të lumtur. Rregulla e ndalime ka shumë, megjithatë kërkon Landsberg duhen respektuar rregulloret e sigurisë.
Bukë në vend të fishekzjarreve
Zëvendëskryetarja e CDU-së, Julia Klöckner u shpreh për gazetën „Spiegel” kundër forcimit të rregulloreve, rregullat ekzistuese, sipas saj, mjaftojnë.
Sigurisht ka gjithmonë të pakujdesshëm që rrezikojnë njerëzit pranë, tha Klöckner, por kjo ndodh kudo edhe në jetën e përditshme.
Ndërkohë peshkopi i Bambergut bëri thirrje për heqjen dorë vullnetarisht nga fishekzjarret. „Bukë në vend të fishekzjarreve”, është motoja edhe e organizatës evangjeliste „Bukë për botën”,shkruan dw, përcjell albinfo.ch
Më shumë se 800 milionë vetë në botë vuajnë nga uria, me këto para që shkaktojnë zhurmë dhe ndotjeje të panevojshme, mund të ushqehen miliona vetë në botë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














