Lajme
Debat mbi problemet e handikapëve nga Kosova dhe diaspora
U shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët, si dhe trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet HANDIKOS-it dhe personave me aftësi të kufizuar nga Kosova, si dhe atyre nga diaspora
Fushata “Ditët e diasporës”, ka tubuar për një debat të martën në Prishtinë, autoritet qeveritare të Kosovës në krye me ministrin në detyrë për Diasporë, Valon Muratin, dhe përfaqësuesit e personave me aftësi të kufizuara nga diaspora dhe Kosova.
Në këtë debat u shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët, si dhe trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet HANDIKOS-it dhe personave me aftësi të kufizuar nga Kosova, si dhe atyre nga diaspora.
Në këtë debat u shpalosën edhe sukseset e njerëzve tanë nga diaspora, të cilët kanë depërtuar me sukses edhe në sferat shoqërore që merren me personat me aftësi të kufizuara dhe kështu kanë shtruar edhe rrugën e depërtimit në sferën publike dhe politike.
Në përgjithësi u vlerësua ndihma që ofrohet nga diaspora për personat me aftësi të kufizuara dhe u trajtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të lidhjeve me institucione ndërkombëtare dhe me ato të shteteve ku jeton diaspora jonë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












