Lajme
De Marnhac i përgjigjet Del Pontes: Fol çfarë të duash, EULEX po kryen punën
Shefi i misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, Xavier Bout de Marnhac i është përgjigjur ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, e cila ka pohuar se është e gatshme nën patronatin e OKB të vazhdojë e vetme hetimin rreth tregtisë me organe njerëzore, ka thënë se Carla del Ponte mund të deklarojë çfarë të dojë, por EULEX-i ka të gjitha kompetencat të zhvillojë hetime rreth trafikimit të organeve të pretenduara që kanë ndodhur në Kosovë në vitin 1999.
“Ne tashmë po punojmë rreth këtij rasti, jemi të gatshëm të zhvillojmë hetimet dhe kemi të gjitha kompetencat që ta bëjmë këtë punë”, ka thënë sot De Marnhac.
Shefi i EULEX-it ka paralajmëruar vizitë në Beograd ka thënë se atje do të bisedojë për çështjen e gjyqtarëve.
Këto komente De Marnhac i bëri të martë, ku së bashku me ministrisë së Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi vizituan pikëkalimin kufitar ndërmjet Kosovës e Serbisë, Merdarin dhe biseduan me nëpunësit e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që punojnë në këtë vendkalim.
“E rëndësishme është të punojmë bashkë, siç e dini ne kemi nëpunës në institucione të ndryshme të Kosovës, kemi nëpunës policorë në të dy policitë, kemi gjykatës që po ashtu bashkëpunojnë me gjyqtarët vendorë në institucionet e gjyqësisë së Kosovës. Ndonjëherë kemi pikëpamje të ndryshme, por bisedojmë për këto, meqë punojmë bashkë dhe do të punojmë edhe në të ardhmen”, është shprehur de Marnhac.
Shefi i EULEX ka thënë se, pavarësisht se ndonjëherë ka pikëpamje të ndryshme, EULEX-i ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ditë më parë pati kritika të mëdha të punës së EULEX-it në veri, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe përsëriti se bashkëpunimi është shumë i mirë.
Ndryshe, sot Policia e EULEX-it ka arrestuar serbin Jevrosi Panteliq në pjesën veriore të Kosovës, i cili dyshohet të jetë përfshirë në krim të organizuar. Arrestimi është bërë në rrugën mes Zubin Potokut dhe pjesës veriore të Mitrovicës. Panteliq është arrestuar në kuadër të disa hetimeve rreth krimit të organizuar, pastrimit të parave, kontrabandës me karburante, shmangies së tatimit dhe shmangies mashtruese të taksave të importit dhe të akcizës.
Sipas EULEX-it, arrestimi është vazhdimësi e operacionit të misionit evropian për fuqizimin e ligjit, që është kryer në Zubin Potok më 15 shkurt të këtij viti kur u arrestuan dy persona të nacionalitetit serb.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












