Futboll
De Biasi, në humor, për Rashicën: “Po ta merrja, do ta fitonim Europianin”
Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka folur në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel për projektet e tij.
Ai ka treguar se do ta ketë akademinë e tij për gjeneratat e reja në Durrës, ku do të stërviten fëmijët.
“Më intereson të kuptoj këtë rilindjen e Tiranës. Dua të shoh nëse është një projekt teknik apo rastësor. Të merrja Partizanin? Kur u largova nga Kombëtarja, shkova në Spanjë dhe po synoj një tjetër lloj niveli. Erdha në Shqipëri pasi në verën e ardhshme kam ndërmend të hap diçka në Durrës, një akademi në Tropikal, atje ku stërvisja Kombëtaren”.
“Ndihem vërtet shumë mirë duke bërë këtë punën, megjithëse nuk mund të them që më jep të njëjtën kënaqësi si atëherë me Shqipërinë. Do të jetë një kamp sportiv dhe fëmijët duhet të jenë pjesë e saj. Nga mosha 6-16 vjeç mund të jenë pjesë që të marrin formimin e duhur”.
Italiani që i dërgoi “Kuq e zinjtë” në Kampionatin Evropian “France 2016”, foli edhe për Milot Rashicën.
Cila ishte arsyeja se pse ai nuk e mori “raketën” në ekip.
De Biasi u tall paksa duke dhënë përgjigje.
“Rashica? Duke qenë se nuk donim të fitonim Europianin, e lamë Rashicën në shtëpi, sepse nuk donim ta fitonim. Atëherë ishte shumë i vogël dhe nuk ishte ky fenomeni që shikoni sot në Bundesligë”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










