Sport

David Bekham urohet nga yjet për aventurën e re

Një numër yjesh nga bota e argëtimit dhe sportit kanë uruar ish-kapitenin anglez, David Bechkam për formimin e klubit të tij që do të garojë në Ligën amerikane.

Will Smith, Jay-Z, Serena Williams, Alex Morgan, Tom Brady, DJ Khaled e madje edhe katër fëmijët e tij e kanë uruar anglezin nëpërmes videove të postuara në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

Beckham për herë të parë njoftoi planin e tij rreth formimit të klubit para katër vjetësh, por ballafaqohej me një seri problemesh sikurse është hapësira e nevojshme dhe konsorciumi i caktuar që do të përkrahte planin e tij.

Ish-mesfushori i Manchester United dhe Real Madrid e drejta e të cilit për formim të klubit erdhi bashkë me marrëveshjen nga viti 2007 kur ai shkoi për të luajtur në Ligën Amerikane, tha se problemet që kishte tashmë janë histori.

“Kjo është zona jonë. Për këtë vend kemi paguar dhe e kemi ndërmend ta shfrytëzojmë”, tha Bekham.