Bota
David Beckham, pjesë e fushatës kundër sëmundjes së malaries
Ish-futbollisti David Beckham ka folur në nëntë gjuhë në një film të shkurtër, ku bën thirrje për më shumë angazhim për t’i dhënë fund sëmundjes së malaries.
Fushata me titullin “Malaria duhet të vdesë që miliona të jetojnë”, inkurajon njerëzit që të vetëdijesohen ndaj sëmundjes që vret më shumë se 1 milion njerëz çdo vit.
Në videon e shkurtër, Beckhami duket se flet rrjedhshëm gjuhën spanjolle, arabe, hindi dhe atë mandarine. Zërat që dëgjohen në videon e Beckhamit, u përkasin burrave dhe grave që janë prekur nga malaria.
“Malaria nuk është veç një sëmundje. Është sëmundja më vdekjeprurëse”, ka thënë ish-kapiteni i përfaqësueses së Anglisë. “Ngrihuni dhe thoni: ‘malaria duhet të vdesë’. Një zë duhet të jetë i fuqishëm, por kur flasim së bashku ata na dëgjojnë”, thotë Beckham në fund të kësaj videoje. Duke përdorur teknologjinë e inteligjencës artificiale, producentët mundësuan që zërat të duken të ngjashëm me atë të ish-futbollistit.
E-Diaspora
-
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” Melisa Leka, aktorja shqiptare që po mahnit publikun me rolin e saj në “Dark Side of... -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










