Futboll
Kur do t’i mësojë Shqipëria emrat e kundërshtarëve për Euro 2024
Shqipëria ka arritur për herë të dytë që të sigurojë vendin e saj në një Kampionat Evropian (hera e parë më 2016), pasi në vitin 2024 do të jetë në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Kombëtarja kuqezi, e udhëhequr nga trajneri Sylvinho, e ka siguruar kualifikimin në turneun madhështor, duke e mbyllur fazën kualifikuese si lider i grupit.
Tani sytë janë kthyer te përcaktimi i kundërshtarëve që kombëtarja do të përballet në këtë event që shumë i presin me padurim.
Zbulimi i ekipeve kundërshtare pritet të bëhet së shpejti, pasi shorti për Euro 2024 është caktuar të mbahet më 2 dhjetor.
UEFA ka planifikuar të organizojë ceremoninë në këtë datë, në ora 18:00, në Hamburg, gjatë së cilës do të përcaktohet rrugëtimi jo vetëm i ekipeve të kualifikuara, por edhe atyre që janë ende në pritje të pjesëmarrjes, pasi në mars do të luajnë në raundin e play-off-it.
Shorti do të realizohet duke lënë hapur tri vende për skuadrat e play-off-ve, të cilat do të konfirmohen zyrtarisht si pjesëmarrëse në turne vetëm pasi të kenë përfunduar ndeshjet e tyre në mars.
Një detaj interesant është se Gjermania, si vend pritës, është e vetmja skuadër që e ka të garantuar grupin e saj.
Gjermanët do të jenë automatikisht në Grupin A si ekipi i parë, duke u siguruar kështu që të luajnë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










