Lajme
DASH: Terrorizmi iranian synon Shqipërinë
Sipas raportit të DASH, Shqipëria kërcënohet nga terrorizmi iranian, që e sheh vendin si një pikëmbështetje në kontinentin evropian
Raporti për Terrorizëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2016 ka vënë re se terrorizmi iranian ka arritur edhe në Shqipëri.
Shqipëria aty përmendet jo si vend mbështetës, por si një vend i synuar nga terrorizmi.
Sipas këtij raporti, Shqipëria kërcënohet nga terrorizmi iranian, që e sheh vendin si një pikëmbështetje në kontinentin evropian.
Si edhe në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet përmes krijimit të organizatave bamirëse dhe kulturore që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës.
Më tej, raporti thekson se Irani ka vijuar aktivitetin terrorist, duke rritur mbështetjen për Hezbollahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupimet e ndryshme në Siri, Irak e mbarë Lindjen e Mesme. Sa i përket pranisë në Evropë, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se shumë aktivitete mbeten ende të pazgjidhura, raporton Ora News.
Por pavarësisht përpjekjeve, terrorizmi iranian nuk po gjen mbështetje në popullsinë e përgjithshme të Shqipërisë. Qeveria shqiptare dhe parlamenti arritën një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar demokratik MEK të Iranit, të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











