Shqipëria
DASH: Shqipëria, e kërcënuar nga terrorizmi
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka përfshirë edhe Shqipërinë, ashtu si vendet e tjera europiane në hartën e qendrave të kërcënuara nga terrorizmi ndërkombëtar përgjatë sezonit të festave.
Në një qarkore të shpërndarë për ambasadat amerikane nëpër botë, DASH bën me dije se si shkak ‘i kërcënimeve të vazhdueshme të organizatave terroriste dhe individëve të frymëzuar nga ideologji ekstremiste, në gjithë Europën masat e sigurisë mbeten të larta”.
Po aty theksohet se ekstremistët mund të vazhdojnë të përqendrohen te vendet e preferuara nga turistët, si tregjet e Krishtlindjes, qendrat tregtare, aeroportet, klubet, restorantet, vendet e faljes, stacionet e trenave/metrove dhe të tjera targete të ekspozuara që frekuentohen nga perëndimorët.
Për këtë Departamenti Amerikan i Shtetit kërkon kujdes dhe vigjilencë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











