Kosova
DASH: Korrupsioni, problematikë për luftimin e trafikimit me njerëz në Kosovë
Gjatë kësaj periudhe kohore përmendet se Qeveria ka identifikuar 32 viktima të trafikimit përkatësisht, 25 gra dhe tre meshkuj, në krahasim me 36 persona, sa ishin raportuar më 2016
Qeveria e Kosovës nuk përmbush plotësisht minimumin e standardeve për eliminim të trafikimit, mirëpo e njëjta është duke bërë përpjekje të theksuara në këtë drejtim.
Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, që ka analizuar rastet e trafikimit të qenieve njerëzore në shumë vende të botës, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Të gjeturat janë prezantuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pomepo, i shoqëruar nga Ivanka Trump, këshilltarja e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në raportin e vitit 2018, janë përfshirë 187 shtete dhe territore, në të cilat janë vlerësuar përpjekjet e qeverive në gjithë botën për të luftuar trafikimin, si dhe janë analizuar strategjitë e secilit vend veç e veç për të adresuar këtë krim dhe për të mbrojtur viktimat, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket Kosovës, e cila është listuar në kategorinë e dytë nga katër sa janë gjithsej, varësisht nga shkalla e luftimit të kësaj problematike, përmendet se autoritetet e Kosovës kanë shtuar masat në luftimin e kësaj dukurie, në krahasim me periudhën e fundit të raportimit.
Gjatë kësaj periudhe kohore përmendet se Qeveria ka identifikuar 32 viktima të trafikimit përkatësisht, 25 gra dhe tre meshkuj, në krahasim me 36 persona, sa ishin raportuar më 2016.
Në mesin e tyre, 18 raportohet se janë subjekt i trafikimit seksual, shtatë kanë kryer punë të detyrueshme, tre prej tyre kanë kërkuar lëmoshë, derisa katër të tjerë janë cilësuar si “të nënshtruar plotësisht”.
Nga 32 viktimat e raportuara, 19 prej tyre janë fëmijë. Raporti tregon se 25 viktima janë identifikuar nga Kosova, pesë nga Shqipëria, një nga Filipinet dhe një tjetër nga Moldavia.
Edhe në këtë raport, Kosova është cilësuar si vend burim dhe destinacion për burrat, gratë dhe fëmijët që janë pre e trafikimit apo që kryejnë punë të detyrueshme.
Numri më i madh i viktimave seksuale përbëhet nga vajzat, derisa theksohet se grupet kriminale në Kosovë detyrojnë gratë nga Shqipëria, Moldavia, Rumania, Serbia dhe shtete tjera që të merren me prostitucion nëpër banesa private, klube nate dhe salla të masazheve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









