Lajme
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit

Ashtu si edhe ishte publikuar në media të ndryshme pjesëmarrja e SHKA “DARDANIA” në festivalin “Hasi Jehon” 2024, ashtu edhe ndodhi, që për tri net rresht kjo shoqëri të jetë prezentë në këtë festival jashtëzakonisht autokton dhe në përmasa të mëdha.
Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit, apo si thuhet, ëmbëlsira për fund.
Vlen të theksohet se në bazë të Këshillit drejtues të këtij festivali dhe drejtorit artistik të festivalit, z. Dilaver Kryeziut, dhe drejtorit të SHKA “Malësori”, z. Haziz Hodaj, tashmë edhe nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në kuadër të Ministrisë së Kulturës së Kosovës, ky festival u mbajt i 35-ti me radhë, ku u paraqiten më se 24 ansamble dhe shoqëri kulturore nga të gjitha trojet tona, por e veçanta e gjithë kësaj ishte edhe pjesëmarrja nga mërgata e shoqërisë kulturore dhe artistike “Dardania” me seli në Winterthur të Zvicrës, e cila u prit si më së miri nga organizatori me sistemimin dhe mbarëvajtjen e festivalistëve, prej nga kjo pjesëmarrje e mërgatës u përcoll edhe nga mediat elektronike dhe të shkruara me një theks të veçantë të prezantimit të tyre me një rini thuajse se krejt të lindur dhe rritur në mërgatë.
Programi i përzgjedhur nga udhëheqësi artistik, z. Shefqet Cakolli, dhe ndihmuar nga koreografët e rregullt të kësaj qendre kulturore, kishte një veçanti tejet emocionuese për publikun, marrë për bazë sidomos ritualin e quajtur “Dasma e Pavarësisë”, ku ishte përfshirë edhe pjesa më sublime e lirisë sonë, UÇK-ja, kuptohet me lidhmëri edhe të paraluftës, represionit, luftës dhe në fund të dasmës së lirisë sonë tradicionale me doke dhe tradita të shqiptarëve, sidomos pas lirisë që na sollën luftëtarët tanë.
Natyrisht se nuk munguan edhe veglat e veçanta, si kavalli, mishnica dhe okarina, ekzekutuar nga veterani i kësaj qendre kulturore, z. Hamit Shillova, prej nga u nda i kënaqur pas angazhimit të ngarkuar të rolit të tij, edhe me valle instrumentale dhe këngën kushtuar festivalit, së bashku me Ekrem Beqirin dhe orkestrën e saj. Ai i dha edhe një intervistë televizionit lokal, për ndjeshmërinë e këtij festivali, ku më 2012 kishin zërë vendin e parë dhe çmimin e veshjeve më të dalluara.
Gjatë gjithë kësaj kohe publiku ishte nën përcjellje me duartrokitje dhe emocione të përziera të një prezantimi dinjitoz të mërgatës, pavarësisht të kritereve të jurisë për disa arsye, që nuk janë domethënëse, publiku i dha çmimin më meritor paraqitjes së SHKA “DARDANIA” nga Winterthuri, karshi jurisë që i kishte kriteret e veta.
Po ashtu, edhe kryetari i kësaj qendre kulturore falënderoi organizatorët e festivalit dhe ishte i kënaqur me realizimin dhe synimit të tij lidhur me prezantimin e pjesës së tyre para publikut të mrekullueshëm, edhe përkundër shumë sakrificave, shpenzimeve të mëdha të rrugëtimit, prej nga shpalosi edhe ambiciet se ne nuk kemi ardhur për çmime, por kemi ardhur për pjesëmarrjeje, por gjithsesi na kanë nderuar publiku me duartrokitjet e tyre të pandërprera gjatë paraqitjes sonë, u jemi mirënjohës, dhe jemi të nderuar nga ai publik.
Vlen të theksohet se gjatë qëndrimit në Kosovë kjo shoqëri vizitoi edhe kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, prej nga u frymëzuan edhe një here si gjithnjë, përkundër faktit se kjo nuk ishte hera e parë që kjo shoqëri e viziton këtë vend të shenjtë të kombit tonë.
Po ashtu pas përfundimit të natës së fundit të festivalit, të nesërmen ajo mori rrugën për në Komoran, për xhirime të emisionit tash më të njohur “Rrënjët Tona” dhe drejtorit të saj, Burim Krasniqi, në studion moderne Redmedia, e cila po shpalos folklorin tonë burimor, edhe përmes valëve të RTK-së, e cila ka një shikueshmëri publike mjaft të gjerë.
Të gjithë festivalistët pjesëmarrës, e që në total ishin 35 veta në skenë, kuptohet edhe një numër i vogël i bashkëpunëtorëve dhe anëtarëve tanë të jashtëm edhe në Kosovë, prej nga kryetari në emër të shoqërisë i falënderon të gjithë për kontributin e tyre, përfshirë këtu edhe sponsorët që na mundësuan shpenzimet kaq të mëdha që u krijuan më rastin e pjesëmarrjes së gjithë këtyre pjesëmarrësve të këtij festivali mirë të organizuar.
Ata sot janë krenarë për pjesëmarrjen në këtë festival dhe menjëherë i presin detyrat e tjera, sepse kjo shoqëri sivjet feston edhe 30-vjetorin e saj të themelimit, i cili do të organizohet më 30 nëntor në Winterthur të Zvicrës.
08.05.2024
Winterthur
Albulena Kqiku
E-Diaspora
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve Një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Istogu, e identifikuar si Arta Hajzeraj, është raportuar e zhdukur...
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë