Futboll

Dardania kërkon përkrahje nga tifozët për ndeshjen jetike

Dardania e Lozanës ka ndeshje shumë të rëndësishme këtë fundjavë.

Të dielën më 22 qershor do të përballet me FC Bavios, shkruan albinfo.ch.

“Të dielën, më 22 qershor, në ora 15:30, në Qendrën Sportive të Chavannes, ekipi ynë i parë luan për ngjitjen në Ligën e 2-të ndërrajonale.

Na duheni të gjithëve – tifozë, familjarë, miq – ejani të veshur kuq e zi për ta çuar Dardaninë drejt fitores!

Hyrja falas – Atmosferë e garantuar – Histori që do ta shkruajmë bashkë”, thuhet në njoftim.

Takimi i parë kishte përfunduar pa gola.