Futboll
Dardanët përballen me Izraelin
Takimi zhvillohet nga ora 20:45 në kualifikimet për Euro 2024
Kosova sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ përballet me Izraelin.
Dardanët do të luajnë në praninë e tifozëve sfidën e tetë të kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, kjo është ndeshja e katërt e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, por që nuk e ka shijuar ende fitoren pasi ka vetëm tre barazime.
Nga ana tjetër, mysafirët janë ende në garë për kualifikim dhe kërkojnë fitore për t’i shtuar edhe më shumë gjasat për një gjë të tillë.
Kosova pas shtatë ndeshjeve ka shtatë pikë, me një fitore, katër barazime dhe dy humbje, ndërsa Izraeli numëron 11 pikë pas gjashtë ndeshjeve, tri fitore, dy barazime dhe një humbje. Takimi në Izrael kishte përfunduar 1:1.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45 në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










