Kosova
Dardanet fitojnë turneun në Itali, pa asnjë humbje
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, e përbërë prej vashave U16, U19 dhe U23 nën udhëheqjen e Kushtrim Munishit ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Il Calcio E’Rosa” që u zhvillua në Itali, me ekipe të kolegjeve të ndryshme dhe me kombëtare të tjera, si Moldavia.
Në finalen të këtij turneu Dardanet arritën ta mposhtin pikërisht Moldavinë me rezultat 3:1 dhe në këtë mënyrë turneun e mbyllën me bilanc prej katër fitoreve, tri në grupin B (Bolzanon 3;0, Lazion C.R. 8:0 dhe Uellsin 5:0) si dhe sot në finale Moldavinë 3:1.
Mund të thuhet lirisht se në të katër ndeshjet futbollistet e Kosovës kanë treguar jo vetëm lojëra të mira e cilësore, por edhe kulturë të lartë sportive, karakter fituesi dhe imagjinatë të jashtëzakonshme për lojën e futbollit.
Ndeshja finale kundër Moldavisë ishte si qershia mbi tortë, një lojë e fortë, ku rivali ishte jashtëzakonisht i mirë, por taktika e vendosur nga përzgjedhësi Munishi dhe shtabi teknik dhanë frytet e veta duke mundur Moldavinë me rezultat 3:1.
Moldavet ishin këmbëngulëse deri në fund por pa efekt. Të parat erdhën në epërsi moldavet përmes penalltisë në minutën e 32-të ku shënoi Ceresku dhe vetëm dy minuta më vonë Kaltrinë Biçkaj po ashtu nga pika e bardhë barazoi shifrat, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë nisi furishëm nga vajzat tona, ku Loreta Lulaj shënoi për epërsinë 2:1. Dardanet nuk u ndalen as pas këtij goli dhe në minutën e 60-të Kaltrinë Biçkaj shënoi golin e tretë për ekipin dhe të dytin të saj pas një bashkëveprimi me Donjeta Halilajn.
Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja. Shënuesja më e mirë e Kosovës është Loreta Lulaj, e cila shënoi në të katër ndeshjet. Festa u bë edhe më madhështore, pasi që edhe Kombëtarja U19 e meshkujve fitoi në finale kundër Moldavisë me rezultat 1:0, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











