Shkurt.ch
Danimarkë: Policia u kërkon ndihmë hajnave
Policia daneze vendosi të marrë këshilla nga ish-vjedhës për të frenuar një valë grabitjesh në veri.
Të ballafaquar me vjedhjet e shtëpive, policia daneze ka vendosur të marrë këshilla nga ish-vjedhësit për të frenuar një valë grabitjesh në veri, shkruan një gazetë lokale.
Policia në veri të Zelandës së Re, një rajon i pasur me shtëpi të çmuara, ka përpiluar një pyetësor për të kuptuar më mirë teknikat dhe motivet e hajdutëve, njofton gazeta “Frederiksborg Amts Autorit”.
“Ne duam të dimë se si bën një hajdut për të përcaktuar shtëpinë që do ta vjedhë. Përse atë shtëpi dhe jo një tjetër…”, tregon policia për gazetën e lartpërmendur.
Ky hetim do të kryhet pranë ish-vjedhësve, ish të burgosurve ose pranë të burgosurve të rinj (mbi baza vullnetare dhe anonimiteti), ka thënë komisari Finn Bernth Andersen nga Frederikssund. Në këtë rrethinë numri i vjedhjeve është rritur për 16 për qind ndërmjet vitit 2010 dhe 2011.
“Ne i pyesim ata se çfarë duhet bërë për të siguruar më mirë këto shtëpi” ose për të ndihmuar këta hajdutë që të dalin “nga kjo spirale e vjedhjeve”, shpjegon z. Andersen Bernth.
Pyetësori i sapopërfunduar do të dorëzohet së shpejti në tri komunat e veriut të Zelandës (Frederikssund, Halsnaes dhe Egedal)”, shton komisari, i cili shpreson të marrë përgjigje të sinqerta.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










