Lajme
Danimarka, shteti më i mirë në Evropë për të punuar dhe për të bërë biznes
Danimarka edhe zyrtarisht ka tani vendin e parë si shteti më i mirë në Evropë për të punuar dhe për të bërë biznes, transmeton albinfio.ch.
Raporti “World Competitive Ranking 2020“, së fundmi ka prezantuar nga Institute for Management Development (IMD) vendet më të mira në botë
Danimarka, si shumica e vendeve në botë, ofron skema të thjeshtuara të lejes së qëndrimit për biznesmenët dhe investitorët. Për të aplikuar për vizë, është e nevojshme të organizoni një ndërmarrje që nuk shkel ligjet vendore, të fitojë dhe t’u japë banorëve lokalë punë, transmeton tutje albinfo.ch.
Danimarka është një nga udhëheqësit përsa i përket edhe kohës së pushimit të paguar, e cila mesatarisht 5 javë në vit. Danezët, të punësuar me kohë të plotë, raportuan se ata i kushtojnë 66% të kohës së tyre për “çështje personale”.
Për të dytin vit me radhë, Singapori ruan vendin e parë, ndërkohë që Danimarka ishte në vitin e kaluar në listën e shtatë, e që në këtë vit është ngjitur për 6 pozita që gjendet në vendin e dytë.
Në listën e top pesë vendeve gjendet Zvicra, Holanda 4 dhe Hong-Kongun. Kurse SHBA gjendet në vendin e 10-të, ndërsa Kina në atë të 20-të.
Ky raport i përvitshëm i rendit vendet në bazë të katër kritereve kyçe: ecuria e ekonomisë, efiçenca e qeverisë, efiçenca e biznesit dhe infrastruktura. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













