Lajme
Danimarka pajis qytetarët e saj me “pasaportë coronavirusi”
Duke marr parasysh situatën me COVID-19 në të gjithë botën. Qeveria e Danimarkës ka nisur procesin për të pajisur me “pasaportë coronavirusi”, qytetarët e saj.
Kjo “pasaportë” mund ta shkarkohet lirisht nga faqja e internetit e shëndetit kombëtar dhe mund të përdoret gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Së pari duhet të aplikojnë për t’u testuar përmes faqes së internetit të http://koronaprover.dk/
Nëse ata testohen negativë, mund të shkarkojnë një certifikatë zyrtare të coronavirusit, duke hyrë në faqen e internetit të shëndetit kombëtar të vendit http://sundhed.dk/ duke përdorur ID-në e tyre.
“Në shumë vende mund t’ju kërkohet të dokumentoni një provë negative Covid-19 dhe me pasaportën e re Covid-19, ne tani kemi një ofertë dixhitale për danezët që duhet të jenë në gjendje të sjellin një dokumentacion zyrtar të një testi në udhëtimin e tyre “, tha ministri i shëndetësisë, Magnus Heunicke në një deklaratë për shtyp, përcjell albinfo.ch.
Por, Qytetarët Danez “pasaportë e coronavirusit”, do të mund ta shkarkojnë vetëm nëse testi negativ për COVID-19, është bërë jo më larg se 7 ditët.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











