Lajme
Danimarka nuk lejon tubime me më shumë se 500 persona deri në fund të verës
Danimarka, e cila gradualisht po heq kufizimet në lidhje me luftën kundër koronavirusit të ri, njoftoi sot se nuk do të lejojë tubime të më shumë se 500 personave deri para 1 shtatorit.
Vendosja e këtij tavani pason ndalimin në fillim të prillit nga kreu i qeverisë, Mette Frederiksen, për të organizuar ngjarje të mëdha gjatë verës.
“Ne po shohim se ngjarjet kryesore mund të jenë vektorë të asaj që quhet super infektim. Kjo është arsyeja pse mund të themi se gjatë verës, në asnjë rast, nuk mund të lejojmë grumbullimet e më shumë se 500 njerëzve”, tha Frederiksen, pas një seance parlamentare.
Ky tavan nuk do të thotë se qeveria nuk do të zgjasë dekretin aktual, të vlefshëm deri më 10 maj, i cili ndalon takimin e më shumë se dhjetë personave.
“Ne nuk mund të jemi më të saktë tani, nuk mund ta dimë evolucionin e sëmundjes”, theksoi kryeministrja.
Kjo pasiguri në lidhje me numrin e kufizuar të njerëzve që mund të mblidhen është objekt debati në vend, si edhe në shumë vende të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













