Lajme
Danimarka gati ta mund koronavirusin, mbi 94% të shëruar nga numri total
Danimarka ka kryer 1,257,157 teste dhe vetëm 13 mijë të prekur

Ekspertët nga bota thonë se me të drejt thuhet se Danimarka është shtet shembull i menaxhimit të mirë të Covid-19
Autroitetet shëndetësore daneze kanë bërë të ditur se Danimarka ka të shëruar mbi 94% të të prekurve nga koronavirusi. Situata atje është e mirëmenaxhuar dhe se infektimet kanë rënë në statistika, transmeton albinfo.ch.
Tashmë dihet se Danimarka ka qenë nga shtetet e para evropiane që kishte vendosur heqjen graduale të kufizimeve pas situatës me koronavirusin, duke iu kthyer thuajse komplet normalitetit në të gjitha fushat, transmeton tutje albinfo.ch.
Qeveria daneze ka thënë se shteti ka reaguar shpejt ndaj situatës dhe, për këtë arsye, e keqja e madhe është parandaluar.
“Reagim i shpejtë kufizues tani na jep edhe mundësinë për të dalë nga kjo krizë më shpejt”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Danimarkës.
Deri tani në Danimarkë janë regjistruar 13,061 të prekur me Covid-19 dhe nga numri i përgjithshëm, janë shëruar 12.160 persona plotësisht.
E veçanta e gjithë kësaj është se Danimarka ka kryer 1,257,157 teste dhe nga të gjitha këto janë rezultuar vetëm 13 mijë të prekur.
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor