Lajme
Danimarka fut Zvicrën në listën e karantinës
Nëse ktheheni në Danimarkë nga njëri prej vendeve të prekura, ku bën pjesë edhe Zvicra, do t'ju kërkohet të qëndroni në shtëpi për 14 ditë
Tani e tutje, danezët këshillohen të mos udhëtojnë më në Zvicër, Austri, Portugali, Hungari dhe Holandë. Arsyeja për këtë është rritja e numrit të infeksioneve të koronavirusit në këto pesë vende, ka njoftuar të enjten Ministria e Jashtme daneze, shkruan sda.ch.
Qeveria po u rekomandon qytetarëve të saj që të përmbahen nga udhëtimet e panevojshme në një numër vendesh në zonën Shengen, transmeton albinfo.ch Kjo bëhet, nga njëra anë për shkak të numrit të madh të rasteve në shtetin përkatës dhe nga ana tjetër për shkak të kufizimeve të hyrjes atje.
Danimarka përditëson politikën e saj të udhëtimit çdo të enjte. Autoritetet daneze këshillojnë kundër udhëtimeve të panevojshme nëse në vendin përkatës ka pasur më shumë se 30 infeksione të reja javore të koronavirusit për 100,000 banorë.
Që masa paralajmëruese të hiqet, ky numër duhet të bjerë nën 20. Nëse ktheheni në Danimarkë nga njëri prej vendeve të prekura, do t’ju kërkohet të qëndroni në shtëpi për 14 ditë, transmeton albinfo.ch. Vetëm ata që kanë një arsye të vlefshme për të udhëtuar, lejohen të hyjnë në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













