Lajme
Danimarka e bën të detyrueshëm përdorimin e maskave në transportin publik
Është bërë editor se Danimarka do të bëjë të detyrueshëm përdorimin e maskave mbrojtëse në gjithë transportin publik, tha sot kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, përcjell albinfo.ch.
“Vendimi do të hyjë në fuqi nga 22 gushti”, tha ajo në një konferencë për shtyp.“Ne e bëjmë këtë pasi shkalla e infeksionit po rritet, ndërsa po rritet edhe aktiviteti në shoqëri”, vazhdoi Frederiksen, duke iu referuar rihapjes së vazhdueshme të Danimarkës. Kryeministrja theksoi se qeveria nuk e përjashton zgjerimin e vendimit në zona të tjera publike, siç janë supermarketet.
Benny Engelbrecht, ministër i Transportit, tha se masa do të zbatohej për të gjithë udhëtarët mbi moshën 12 vjeç, si edhe shoferët dhe punonjësit e tjerë të transportit publik. Danimarka ka regjistruar 621 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe pothuajse 15 400 raste infektimi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












