Fun
Danezët, më të pasur se kurrë
Pas gati pesë vjetësh me norma negative të interesit, familjet në Danimarkë janë më të pasura se kurrë. Danezët po i depozitojnë paratë e tyre në banka, që sipas të dhënave të Bankës Qendrore, janë rritur deri në 812.3 miliardë krona (117.1 miliardë dollarë) në dhjetor.
Sipas bankës komerciale “Nykredit”, është niveli më i lartë në 16 vjetët e fundit. Shuma është një rekord, kur rregullohen sipas inflacionit dhe faktorëve sezonalë, shkruan “Bloomberg”, përcjell albinfo.ch.
“Danezët janë të lumtur për rritjen mbresëlënëse të pagave reale”, tha Strummer Torre, ekonomisti kryesor në “Nycredit”. Sipas tij, normat negative të interesit përkuan me një rritje të qëndrueshme të punësimit dhe të tregut të patundshmërive. Përveç bankave komerciale, që kanë ruajtur normat negative të interesit për konsumatorët.
Sipas Strummer, çdo danez, burrë, grua, fëmijë dhe foshnjë, ka të depozituar 21 mijë dollarë.
Ka edhe raporte se për shkak të nivelit rekord të mirëqenies, danezët kanë filluar për të reduktuar raportin mes borxhit dhe të ardhurave që në Danimarkë është më e larta në mesin e ekonomive të pasura. Për herë të parë që prej vitit 2009 përqindja e pronarëve të shtëpive që kanë paguar hipotekat e tyre është më e madhe se ajo e njerëzve, të cilët ende nuk e kanë shlyer vetëm interesin.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











