Lajme
Dalin listat, mbi 14 mijë votues jashtë Kosovës
Sipas KQZ-së, numri i votuesve jashtë Kosovës është 14 mijë e 808 persona
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e votuesve jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parlamentare që do të mbahen më 11 qershor. Në këtë listë shihet se votuesit nuk janë vetëm shqiptarët që kanë shtetësinë e Kosovës dhe dëshirojnë të votojnë jashtë vendit, por edhe qytetarë të nacionalitetit serb. Në total numri i tyre rezulton të jetë 14 mijë e 808 persona.
Edhe kësaj here, votuesit jashtë Kosovës, përfshirë diasporën, janë anashkaluar nga institucionet në Prishtinë.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka e pranon se një pjesë e madhe e diasporës nuk do të mund të votojë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, por thotë se KQZ nuk mund të fajësohet për këtë, sepse afatet kanë qenë të shkurta, kurse procedurat ligjore kërkojnë më tepër kohë.
“Me siguri që mërgimtarët do të mbesin pa votuar, po jo me fajin e KQZ-së. Është fakt i pamohueshëm që ligji që është në fuqi, e parasheh mënyrën e aplikimit për regjistrim si votues, pastaj janë proceduara të komplikuara, të cilat po të ishin zgjedhje të rregullta do të zgjasnin me muaj. Kurse, neve kemi pasur 7 ditë që të aplikohet për regjistrim. Pra, afatet kanë qenë jashtëzakonisht të shkurtra. Pastaj, teknikisht, ne ua kemi mundësuar të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që të aplikojnë edhe online (përmes internetit)”, thotë ajo.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












