Feja
Dalai Lama preferon etikën dhe moralin para religjionit
Ndërkohë që Dalai Lama në sallë ka pritur ithtarët e tij, jashtë sallës, një grup protestuesish kanë hedhur parulla kundër tij, duke e quajtur gënjeshtar
Lideri shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, gjatë kësaj fundjave po qëndron në Bazel të Zvicrës. Ai me këtë rast ai ka pritur besimtarët e tij në sallën e madhe St. Jakobshalle të këtij qyteti.
Veç lutjeve dhe ceremonive fetare, Dalai Lama ka mbajtur edhe një konferencë për medie, me ç`rast ka dhënë qëndrimet e tij në lidhje me raportin në mes të religjionit dhe etikës.
Ai i ka gjykuar luftërat që bëhen në emrin e religjionit. Më tutje, lideri shpirtëror tibetian ka thënë se fëmijëve u duhet mësuar sa më herët etika dhe morali e jo religjioni.
Ndërkohë që Dalai Lama në sallë ka pritur ithtarët e tij, jashtë sallës, një grup protestuesish kanë hedhur parulla kundër tij, duke e quajtur gënjeshtar. Kjo situatë pasqyron përçarjen që mbretëron në mes të tibetianëve në ekzil, pjesa më e madhe e të cilëve adhurojnë Dalai Lamën ndërsa një pjesë tjetër, të tubuar kryesisht rreth Shugden Community (ICS) e kundërshtojnë atë.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












