Sport
Dailystar: Januzaj, nga yll në antiyll në United
“Tash Januzaj nuk duket më yll por anti yll” shkruan gazeta britanike
Gazeta britanike Dailystar e ka quajtur Adnan Januzaj, mashtrues dhe turp të ekipit britanik Manchester United, pasi edhe një herë u rrëzua në tokë pa e prekur askush duke simuluar faull dhe për këtë mori një karton të verdhë. Mirëpo, përkujton gazeta, kjo nuk është hera e parë që Januzaj dënohet për simulim të faullit, gjë që i ka ndodhur për herë të pestë.
Gazeta përkujton se Januzaj shihej si një yll në ngritje i futbollit anglez, erdhi në United, mori kontratë të re për tre muaj, u ftua në ekipin belg në botëror dhe çdo gjë dukej se po shkonte mirë. “Tash Januzaj nuk duket më yll por anti yll” shkruan gazeta britanike.
Ajo përkujton tutje se Januzajt i është tërhequr vërejtja për simulim më shumë herë se sa që ai ka shënuar. Aty përmendet se si trajneri i tij Moyes ka dashur ta mbrojë duke thënë se ai rrëzohet pasi faulohet shumë, mirëpo sipas gazetës kjo nuk mjafton. Pas këtyre argumenteve gazeta e vlerëson Januzajn turpi i Man United.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










