Lajme
Daçiq: Kosova mund të anëtarësohet në INTERPOL, por jo në UNESCO
Sipas Daçiqit Kosova për anëtarësim në UNESCO nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, kurse ndryshe qëndron puna në lidhje me anëtarësimin në INTERPOL.
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Kosova do të mund të anëtarësohet në INTERPOL, “edhe pse jo me dëshirën Serbisë”, por ajo nuk do të mund të anëtarësohet në UNESCO.
Sipas Daçiqit Kosova për anëtarësim në UNESCO nuk i ka më shumë se dy të tretat e votave, kurse ndryshe qëndron puna në lidhje me anëtarësimin në INTERPOL.
Daçiq ka thënë se gjatë ditëve në vazhdim do të bisedojë me Ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, sepse, sipas tij, do të ketë probleme me juridiksionin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
“Një mbledhje e rëndësishme e INTERPOL-it mbahet në shtator në Kinë. Përveç Kosovës, anëtarësim kanë kërkuar edhe Palestina dhe Ishujt Solomon. Si mund të themi ne votoni për Palestinën, por jo edhe për Kosovën”, ka thënë Daçiq.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









