Lajme
Cyrihu, qyteti më “Smart” në botë
Ky është përfundimi i Indeksit të Qytetit Smart 2024. Dy qytetet zvicerane Gjeneva dhe Lozana janë gjithashtu në dhjetëshen e parë
Sipas Indeksit të Qytetit Smart 2024, Cyrihu është qyteti më i zgjuar në botë. Lista e hartuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD) përfshin gjithashtu Gjenevën dhe Lozanën në dhjetëshen e parë, të vendosura respektivisht në vendin e katërt dhe të shtatë. Oslo dhe Canberra gjithashtu shfaqen në podium, duke ndjekur qytetin në Limmat, transmeton albinfo.ch.
Për të përpiluar renditjen, studiuesit kombinuan të dhëna të forta dhe përgjigjet ndaj sondazheve të kryera midis qytetarëve të 142 qyteteve në mbarë botën. Qëllimi është të tregohet se si teknologjia i lejon qytetet të përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve të tyre. Sipas edicionit të vitit 2024 të Indeksit IMD Smart City, Evropa dhe Azia janë shtëpia e “qyteteve më të zgjuara në botë”. Qytetet e Amerikës së Veriut, megjithatë, kanë mbetur prapa, duke reflektuar “pakënaqësinë e banorëve të tyre”. Për herë të parë që nga krijimi i indeksit në vitin 2019, asnjë qytet amerikan apo kanadez nuk shfaqet në top 20.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










