Lajme
Cyrihu miraton nismën 2000 apartamente të përballueshme për të moshuarit
Këshilli bashkiak i Cyrihut ka miratuar sot njëzëri nismën popullore që kërkon 2000 apartamente shtesë të përballueshme për pensionistët.
Sipas iniciativës, apartamentet do të krijohen nga Fondacioni për Strehimin e Pensionistëve të Qytetit të Cyrihut dhe zhvilluesit e tjerë jofitimprurës të banesave, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Iniciatorët shpjeguan se kërkesa për apartamente të përballueshme për pension është shumë e madhe.
Këshilltari lokal, David Ondraschek, shpjegoi se ky është një “model absolutisht i nevojshëm, teksa presidenti i këtij fondacioni, Andreas Hauri, u shpreh se nuk ka asnjë argument kundër kësaj nisme.
Ndërkaq, fjalën e fundit për nismën “Më shumë apartamente për pension për Cyrihun (Plus 2000)”, do ta thonë qytetarët e Cyrihut, në kutinë e votimit, të cilët do të vendosin nëse rregulloret komunale në nenin “Strehim jofitimprurës” duhet të plotësohen me paragrafin e banesave të pensionistëve të kërkuar nga nisma.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












