Lajme
Cyrihu do të testojë shërbimin e automatizuar të transportit publik
Kantoni i Cyrihut dhe Hekurudhat Federale të Zvicrës duan të testojnë transportin publik me vetëdrejtim në zonat rurale nga pranvera e 2025-ës.
Makinat e automatizuara do t’i shtohen gamës së shërbimeve të transportit publik. Ata kanë zgjedhur luginën Furttal të Cyrihut si rajon pilot.
Hekurudhat Zvicerane dhe kantoni i Cyrihut janë të bindur se shërbimet e automatizuara ofrojnë mundësi të mëdha, veçanërisht në transportin publik, njoftoi kantoni të enjten. Këto potencialisht mund të operohen me kosto efektive dhe fleksibël dhe të përmirësojnë më tej shërbimet, veçanërisht në zonat rurale dhe bashkitë, transmeton albinfo.ch.
Asnjë njeri në timon
Ata zgjodhën luginën Furttal në Zorih Unterland si rajon pilot. Ai është i përshtatshëm në mënyrë ideale për projektin për shkak të strukturës së vendbanimit, madhësisë dhe rrjetit ekzistues të transportit publik me një linjë qendrore S-Bahn, shkruan swissinfo.
Faza e testimit është planifikuar të fillojë në pranverën e vitit 2025. Makinat do të lëvizin në trafik të rregullt rrugor pa një person në timon. Ato do të kontrollohen nga softueri.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













