Lajme
Cyrihu dhe Bazeli: Qytetet më pak miqësore për emigrantët
Cyrihu është renditur i 49-ti nga 50 qytete në botë në renditjen vjetore të qyteteve më miqësore për emigrantët, sipas anketës “Qytetet e Ekspatit 2024” të realizuar nga platforma ndërkombëtare për komunitetin e emigrantëve, InterNations. Ky rezultat e vendos qytetin zviceran në vendin e parafundit në listën globale, duke shënuar një rënie të ndjeshme nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 37-të, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Anketa vlerëson përvojën e emigrantëve që kanë lëvizur jashtë vendit për arsye profesionale ose personale, duke marrë parasysh faktorë si cilësia e jetës, ndjesia e të qenit “në shtëpi”, lehtësia e përshtatjes kulturore dhe jeta shoqërore.
Sipas rezultateve, Cyrihu dhe Bazeli kanë performuar veçanërisht dobët në krijimin e lidhjeve shoqërore. Në Cyrih, 65% e emigrantëve thanë se janë miq vetëm me emigrantë të tjerë, ndërsa në Bazel kjo shifër ishte 58%. Të dyja përqindjet janë dukshëm mbi mesataren globale prej 37%. Kur bëhet fjalë për krijimin e miqësive me vendas, Cyrihu u rendit i fundit dhe Bazeli i parafundit.
Aklimatizimi në kulturën lokale paraqet gjithashtu sfida të mëdha për të huajt. Vetëm 33% e të anketuarve në Cyrih ndihen se janë përshtatur lehtë me jetën atje, një rënie e ndjeshme krahasuar me 51% në vitin 2023 – duke e pozicionuar Cyrihun në fund të renditjes botërore edhe në këtë aspekt, transmeton albinfo.ch.
Edhe në kategorinë “ndjesia si në shtëpi”, Cyrihu shënoi rënie: nga vendi i 20-të në vitin 2023, ra në të 38-in këtë vit.
Ekspertët thonë se renditja e ulët nuk është befasuese për shkak të kostove të larta të jetesës, barrierave gjuhësore dhe një shoqërie që shpesh perceptohet si e rezervuar nga të huajt.
Pavarësisht kësaj, rënia drastike e Cyrihut këtë vit ka ngjallur reagime. Përveç qyteteve zvicerane, edhe qytetet gjermane rezultuan të pafavorizuara për emigrantët: Frankfurt, Berlini, Hamburgu dhe Mynihu zënë katër vendet e fundit në renditje, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











