Lajme
Cyrihu, destinacioni më i preferuar nga Shkupi

Dy aeroportet në Maqedoni, në Shkup dhe në Ohër, gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kanë regjistruar një total prej 1.183.728 pasagjerësh, një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, raportojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Zoran Kërstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV në Maqedoni, tha se kohët e fundit në mënyrë të konsiderueshme është rritur interesimi i qytetarëve të vendeve fqinje, si në Kosovë, Shqipëri dhe Luginë e Preshevës, për të udhëtuar nëpërmjet aeroportit të Shkupit, duke sugjeruar pozicionimin si një qendër e madhe në mes të aeroporteve në rajon.
Autoritetet në Shkup thonë se presin trendin e rritjes së trafikut në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit me rifillimin e tetë linjave të reja të lansuara këtë vit nga të dy aeroportet – gjashtë nga Shkupi në Gjenevë, Friedrichshafen, Oslo, Barcelona, Hamburg dhe Nuremberg, si dhe dy nga Ohri në drejtim të Londrës dhe Baselit.
Në të njëjtën periudhë, nga janari deri në shtator, në të dy aeroportet janë realizuar gjithsej 11.695 fluturime, me rritje vjetore prej 10%.
Destinacioni më i preferuar nga Shkupi mbetet Stambolli (dy aeroporte “Ataturk” dhe “Sabiha Gokcen”) me një pjesë 14.4% të tregut të trafikut të përgjithshëm, e ndjekur nga Cyrihu, Vjena, Malmo, Baseli dhe Londra.
Ndër linjat ajrore “Wizz Air” ka kaluar numrin më të madh të udhëtarëve në periudhën janar-shtator, me 49% të tregut, e ndjekur nga „Turkish Airlines”, ” Austrian Airlines”, ,”Pegasus Airlines”, “Air Serbia” dhe „Edelweiss”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët