Lajme
Cyrihu, destinacioni më i preferuar nga Shkupi
Cyrihu i Zvicrës ishte destinacioni më i frekuentuar nga aeroporti i Shkupit gjatë dy muajve të parë të këtij viti
26 për qind nga numri i përgjithshëm i udhëtarëve në këto dy muaj, kanë udhëtuar për në Cyrih, 14.3 për qind për në Stamboll, 12.7 për qind për në Vjenë, vijonë shtatë për qind për Dyseldorf, 6.1 për qind Lubjanë.
Mbi 20 për qind është rritur numri i udhëtarëve që kanë fluturuar në dy muajt e parë të vitit në aeroportet e Maqedonisë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2011, njofton Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, transmetojnë mediat në Shkup.
Në muajin janar, nga dy aeroportet në Maqedoni “Leka i Madh” në Shkup dhe “Shën Apostul Pali” në Ohër janë transportuar gjithsej 63.877 udhëtarë, përderisa në të njëjtën periudhë në vitin e kaluar janë transportuar gjithsej 51.710 udhëtarë, që është rritje për 23.5 për qind.
Në muajin shkurt, megjithatë, rritja arrin 21.2 për qind, ose numri i udhëtarëve të transportuar është 48.756, kundrejt 40.216 udhëtarëve të cilët janë transportuar në të njëjtën muaj në vitin e kaluar.
Për periudhën e theksuar dymujore është vërejtur edhe rritje për 28,5 për qind në numrin e linjave të rregullta, ose numri i tyre arrin 1.264 në krahasim me 984 në vitin e kaluar.
“Pas realizimit të projektit për modernizimin e sistemit të aeroporteve të Maqedonisë përmes koncesionit, është vërejtur edhe rritje e vazhdueshme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve. Gjatë vitit 2011 në dy aeroportet në Maqedoni janë transportuar gjithsej 834.273 udhëtarë që paraqet rritje prej 15 për qind në krahasim të 725.472 udhëtarëve të transportuar gjatë vitit 2010. Përveç në transportin e udhëtarëve, është vërejtur rritje edhe në kargo-transportin prej 9,8 për qind”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










