Lajme
Cyrih-Prishtinë, “Eurokoha” me “Swiss”
“Eurokoha” në bashkëpunim me kompaninë zvicerane “Swiss” prej 1 nëntorit 2012 do të operojë edhe në destinacionin Zürich-Prishtinë
Fehmi Zhinipotoku ishte udhëtari me fat sot në aeroportin e Cyrihut.
Zhinipotoku nga Ferizaj është shpërblyer me një biletë falas për Prishtinë, ngase rastisi në kohën kur menaxherët e kompanisë “Eurokoha” po bënin publike në aeroportin e Cyrihut marrëveshjen e arritur me kompaninë ajrore të njohur zvicerane “Swiss”.
Përveç me Airberlin,“Eurokoha” në bashkëpunim me kompaninë zvicerane “Swiss” prej 1 nëntorit 2012 do të operojë edhe në destinacionin Zürich-Prishtinë dhe Zürich-Shkup.
Drejtori i kompanisë “Eurokoha”, Naim Ejupi, tha se pas bashkëpunimit që kanë tash e 7 vjet me “Lufthansa Group, Germanwings” kishin marrë një ofertë edhe nga ”Swiss” për shtimin e kapaciteteve në destinacionin Cyrih – Prishtinë, Cyrih – Shkup dhe anasjelltas.
Sipas tij, me këtë kooperim me “Swiss”-in çmimet nuk do të ndryshojnë, por bashkatdhetarët përfitojnë siguri dhe komoditet nga një kompani e rangut të tillë evropian.
Ai ka kritikuar edhe një herë tour operatorët e vegjël që nuk janë të rregullt, të cilët, sipas tij, po i dëmtojnë gjatë sezonit bashkatdhetarët.
“Ne kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me ata tour operatorë që janë të rregullt dhe seriozë. Tregu rrezikohet nga ata që nuk janë të rregullt dhe ngecin në realizimin e fluturimeve”, tha Ejupi
“Me kompanitë si “Swiss” dhe “Air Berlin” nuk ka mundësi të dështojnë fluturimet”, tha Naim Ejupi.
Këtij bashkëpunimi ndërmjet “Eurokoha” dhe “Swiss” i janë bashkangjitur edhe tour operatorët e tjerë.
Menaxheri i “Rinori Travel”, Ismail Aliu, tha se tregu vetëm sa po rritet dhe po shtohen mundësitë edhe ofertat për udhëtarët që kanë destinacion Prishtinën.
“Jo vetëm që po liberalizohet tregu, po me shtimin e kapaciteteve me “Swiss” për Prishtinë do të përfitojnë bashkatdhetarët nga ofertat e shumta që mund të zgjedhin për të udhëtuar për vendlindje”, tha Ismail Aliu.
Sipas statistikave të Aeroportit të Prishtinës, rreth 400 mijë udhëtarë brenda një viti udhëtojnë nga Prishtina për Cyrih dhe anasjelltas.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











