Kultura
Cyrih: ligjëratë mbi Mirditën “në mes të traditës dhe modernes”
`Nëse dëshiron të përjetosh kulturën e vërtetë shqiptare, atëherë duhet të shkosh në Mirditë! Atje njerëzit jetojnë sikur më parë`

Shoqata e Miqësisë Zvicër-Shqipëri mban më 12 prill kuvendin e saj vjetor në Cyrih. Pas kuvendit, etnologu gjerman Andreas Hemming, i cili është njëherësh kryetar i Shoqatës së Miqësisë Gjermani-Shqipëri, me seli në Halle, do të mbajë një ligjëratë lidhur me regjionin e Miëditës, në Shqipërinë veriore, njofton albinfo.ch.
“Në kërkim të një vendi ku mund t`i realizoj kërkimet e mia etnologjike në terren, mua në Tiranë shpesh më kanë propozuar: `Nëse dëshiron të përjetosh kulturën e vërtetë shqiptare, atëherë duhet të shkosh në Mirditë! Atje njerëzit jetojnë sikur më parë`.
Kjo është dhe s`është këstu. Tradita në Mirditë në fakt kultivohet diçka më intensivisht se në regjionet tjera të Shqipërisë. Kjo ka të bëjë shumë me faktin se Mirdita gjithmonë është konsideruar disi më “tradiconale”, më “e prapambetur” se regjionet tjera të vendit. Kjo shihet edhe në tekstet e Edith Durhamit ose ato të Baronit Franz Nopcsa por edhe në politikën e ish Partisë së Punës të Shqipërisë, kur ishte fjala për këtë regjion.
Nga ana tjetër Mirdita gjendet mu në qendër të modernizimit shqiptar. Autostrada tashmë jo krejtësisht e re “Rruga e Kombit” kalon përmjedis regjionit. Lumenjtë të cilët prej shekujsh kanë karakterizuar jetën atje, aktualisht janë duke prodhuar energji elektrike. Turizmi po përparin ngadalë, shumë ngadalë”, transmeton albinfo.ch.
Në ligjëratë, Hemming do të përshkruajë këtë jetë në mes të traditës dhe modernes dhe konfliktin e brendshëm, në mes të pretendimit për t`i mbajtur vlerat e vjetra, dhe rrethanave shoqërore dhe ekonomike, të cilat kushtëzojnë braktisjen e këtyre vlerave.
Adresa: Norastrasse 20, Schulhaus Albisriederplatz, 8004 Zürich (beim Hardaupark & Albisriederplatz)
Koha: 12 prill, ora 20.30
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit12 Prill 2018
- Ora20:30
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit3 Prill 2018 - 18:00
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri