Lajme
Cyrih: Kapen tri gra shqiptare me 11 kg heroinë
Embrach: arrestohen tri gra, njëra prej tyre 65 vjeçare, të dyshuara për tregti me drogë - sekuestrohen njëmbëdhjetë kilogramë heroinë
Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar tre persona në Embrach të premten (1 prill 2022) dhe me atë rast ka sekuestruar rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë dhe katër kilogramë materie për përpunimin e drogës.
Të premten pasdite, policët kantonalë kanë kontrolluar para një prone një kosovare 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti me lëndë narkotike, shkruan albinfo.ch. Gjatë kontrollit të mëvonshëm të shtëpisë, policia ka gjetur rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim të drogës dhe sasi të vogla kokaine dhe marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të publikuar në www.zh.ch (faqen zyrtare të Kantonit të Cyrihut).
Në momentin e ndërhyrjes së policisë, në banesë ka pasur edhe persona të tjerë, transmeton albinfo.ch. Një shtetase 27-vjeçare e Shqipërisë, e cila ndodhet ilegalisht në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shtetase shqiptare, por me banim në Embrach, janë arrestuar nën dyshimin se kanë shkelur ligjin për narkotikët.
Tri gratë e arrestuara u dërguan në zyrën e prokurorit publik Winterthur/Unterland, pasi policia kishte përpunuar rastin.
(Foto: Kapo Zürich)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













