Lajme
Cressier (NE): Stuhia përmbyt fshatin dhe bllokon autostradën
Një lumë ka dalë nga shtrati i tij dhe ka përmbytur fshatin, ka thënë një zëdhënës policie. Autostrada A5 është mbyllur përkohësisht
Në zonën e fshatit Cressier (NE) të martën në mbrëmje pas shtrëngatave të fuqishme ka pasur përmbytje të mëdha.
Nuk raportohet për asnjë person të lënduar ose të zhdukur, ka shkruar policia në Twitter në mesnatën e së mërkurës. Operacioni është ende në proces. Policia bën thirrje për kujdes.
Një lumë ka dalë nga shtrati i tij dhe ka përmbytur fshatin, ka thënë një zëdhënës policie për agjensinë e lajmeve Keystone-SDA të martën në mbrëmje.
Autostrada A5 u desh të mbyllej në të dy drejtimet për shkak të stuhisë. Të martën vonë, ajo ishte përsëri e kalueshme në drejtim të Biel-it, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në drejtim të Lozanës, ajo mundi të rihapej vetëm nga ora 2 e mëngjesit. Rruga midis lokalietteve Lignières dhe Saint-Blaise ishte gjithashtu e mbyllur.
Policia u ka bërë thirrje njerëzve përmes Twitter-it për të shmangur rrugët e përmbytura. Mund të ketë rrëzim dhe shembje të dheut. Policia ka këshilluar gjithashtu të mos pihet uji në çezmet në zonën e Cressier.
Cressier është një fshat që shtrihet midis Liqenit të Biel-it dhe atij të Neuchâtel-it.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














