Lajme
Crans Montana: Vajza italiane zgjohet pas 22 ditësh në gjendje kome
Kur vajza hapi sytë, ajo njohu prindërit e saj. "Për ne, ishte një moment i jashtëzakonshëm - i paimagjinueshëm", citohet të ketë thënë babai
Një vajzë 15-vjeçare italiane është zgjuar pas 22 ditësh në gjendje kome artificiale. Vajza pësoi djegie në mbi 60 pë rqind të trupit dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Cyrih.
Sipas babait të saj, ajo ende përballet me një operacion të tretë në zorrë, pasi zorrët e saj mbeten jofunksionale, transmeton albinfo.ch. Prognoza mjekësore mbetet e pasigurt. Megjithatë, familja e përshkruan momentin e zgjimit të saj si një pikë kthese emocionale: Kur vajza hapi sytë, ajo njohu prindërit e saj.
“Për ne, ishte një moment i jashtëzakonshëm – i paimagjinueshëm”, citohet të ketë thënë babai, sipas gazetës italiane “Corriere della Sera”
Lajmi ka ngjallur emocione edhe midis miqve dhe familjes së adoleshentes. Shokët e klasës postuan mesazhe inkurajuese në mediat sociale, si “Mos u dorëzon!
Pavarësisht këtyre shenjave të shpresës, babai kërkon kujdes: Edhe pse faza aktuale është vendimtare, rruga e kthimit në jetë është “shumë e vështirë dhe e gjatë”.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim










