Lajme

Cooper thotë se për veriun duhet të merren nivelet e larta

Ndërmjetësi i BE-së në bisedimet Kosovë- Serbi, Robert Cooper, ka theksuar se nuk e di nëse veriu i Kosovës do të jetë temë në bisedimet me Serbinë.

“Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund të imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë sikurse me çështjet tjera”, ka thënë Cooperm raporton REL.

Ai ,ka thënë se nuk do të pranonte të ndërmjetësonte për një temë siç është veriu, duke u shprehur se kjo duhet bërë në nivel më të lart.